Ndryshimi i sistemit tarifor, ASH: Propozimet e KRRE-së kanë zero efekt

min lexim

Aleanca për Shqiptarët konsideron se propozim ndryshimet në sistemit tarifor për furnizuesin universal nga ana e KRRE, për kategorinë industriale për biznesin e vogël s’do të ketë asnjë efekt.

Hedhin dyshime se propozuesi dëshiron të favorizojë vetëm një grup interesi, përkatësisht bizneset që punojnë me orar nate dhe gjatë të dielave si dje jep u mundësi kompanive të mëdha që do të kalojnë një pjesë të biznesit të tyre për furnizim me energji elektrike nga furnizuesi në treg të lirë në furnizuesin universal.

“Zbatimi i tarifës së ulët për këtë kategori, duke e ditur që e njëjta aplikohet nga ora 22:00 deri në ora 7:00 çdo ditë, ndërsa të dielën gjatë gjithë periudhës kohore, nuk do të ketë ndikim të mirëfilltë tek esnafët, zejtarët e tek bizneset familjare, pasi të njëjtët në kohën kur do të aplikohej tarifa e ulët aktivitetin e tyre (dyqanet dhe punëtoritë) i kanë të mbyllura, pasi të njëjtët aktivitetet e tyre pranë Drejtorisë së të Hyrave Publike i kanë paraqitur si orar pune nga ora 8:00 deri në ora 20:00 e të dielën si ditë pushimi, pra dobia nga zbatimi i tarifës së ulët për këtë lloj aktiviteti do të jetë “nult” ( zero ) efekt”, tha Elmi Aziri, deputet i ASh-së.

ASH propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim me çmim për një kwh prej 9,35 denarë. Për propozimin e tyre kërkuan përkrahjen edhe të biznestit dhe grupeve të tjera të interesit.

“Pasi KRRE nuk i ka marrë parasysh asnjë nga propozimet reale e korrekte të ASH lidhur me sistemin tarifor të furnizuesit universal, ftojmë grupet e interesit, shoqatat e bizneseve, esnafët e zejtarët si dhe odat ekonomike të na bashkëngjiten në këtë nismë që është në favor të çdo konsumatori të lidhur në këtë kategori konsumuese.”, tha Aziri.

Sipas ASH edhe propozimi për ndriçimin publik nuk sjell dobi për komunat. Propozojnë që KRRE t’u mundësojë komunave që të paktën vetëm për pjesën e ndriçimit publik e jo edhe për ndërtesat administrative, të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi universal ku, sipas tyre, çmimi është rreth 200% më i ulët.

Ndërkaq, për pjesën e konsumatorëve me matje në tensionin e mesëm, ASH propozon që të gjithë konsumatorët e lidhur në kategoritë e këtij tensioni të furnizohen me energji elektrike vetëm në tregun liberal.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama i dorëzon Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

Story i radhës

Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për dhunë ndaj ish të dashurës, pritet të rikthehet te United

Të fundit nga