“Ndryshimi i Kushtetutës është i patjetërsueshëm” – shefi i diplomacisë çeke: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, kërkon shumë punë

November 5, 2024
1 minut lexim


Çekia i dëshiroi Maqedonisë fat në rrugën eurointegruese. Shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavski, theksoi se një hap përpara do të paraqesë, siç tha, ndryshimi i patjetërsueshëm i Kushtetutës, por gjithashtu vlerësoi se duhet të zgjidhet edhe kontesti dypalësh me Bullgarinë. Porositë i dërgoi në konferencën e përbashkët për media me ministrin për punë të jashtme, Timço Mucunski, i cili është në vizitë në Pragë.


Mucunski i bëri thirrje BE-së të jetë e vendosur për procesin e zgjerimit. Sipas tij, viti 2030 mund të jetë qëllim real për anëtarësim nëse ka vullnet politik edhe nga Unioni edhe nga vendet anëtare. Mucunski shpreson se së shpejti do të formohet Qeveri e qëndrueshme në Bullgari.

Mucunski shtoi se do të vijojnë vendime të rënda në rrugën drejt BE-së, ndërsa nga ana tjetër Lipavski theksoi se zgjidhja e kontestit nuk do të jetë e thjeshtë.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita Botërore e Gjuhës Rome: Kërkohet Katedra për Gjuhë Rome në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup!

Story i radhës

U denoncua nga Fiks Fare/ SPAK përfundon hetimet për oficeren e policisë gjyqësore që i mori ryshfet 68-vjeçares në Elbasan

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë