ndryshimi ekonomik eshte i domosdoshem jorida tabaku familjet shqiptare po vuajne koston e larte te jeteses 67d81c95a70bd

“Ndryshimi ekonomik është i domosdoshëm”, Jorida Tabaku: Familjet shqiptare po vuajnë koston e lartë të jetesës

March 17, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin për vështirësitë ekonomike që po përjetojnë familjet shqiptare. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se rritja e çmimeve, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e politikave lehtësuese kanë rënduar xhepat e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve, familjeve të shtresës së mesme dhe të punësuarve.

Sipas Tabakut, një familje në Tiranë i nevojiten minimalisht 55 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë, një barrë e madhe për shumë prej tyre. Ajo nënvizoi se familjet me fëmijë përballen edhe me kosto shtesë, si ato për arsimin apo transportin, të cilat janë bërë edhe më të vështira për t’u mbuluar pas shtrenjtimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Deputetja demokrate e konsideroi këtë situatë si pasojë të një politike dymbëdhjetëvjeçare të qeverisë socialiste, që sipas saj nuk ka arritur të mbështesë realisht qytetarët. Ajo deklaroi se Partia Demokratike ofron një alternativë me taksa të thjeshta dhe një ekonomi që punon për të gjithë.

“Ndryshimi i sistemit është i vetmi opsion për t’u dhënë shqiptarëve një shpresë të re”, theksoi Tabaku, duke ftuar qytetarët të mbështesin këtë vizion përmes votës së tyre.

Ky mesazh i fortë i Jorida Tabakut synon të shënjestrojë vëmendjen te nevojat ekonomike të përditshme të çdo familjeje shqiptare, duke premtuar një qasje të re politike dhe ekonomike që do të lehtësonte ndjeshëm barrën financiare të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski ata qe me krim kane lejuar vrasje kolektive per veshesh do ti cojme ne burg dhe ketu nuk ka nacionalitet 67d8172e3fad7
Story i mëparshëm

Mickoski: Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet

IVAN STOILKOVIQ
Story i radhës

Stoilkoviq në Beograd takoi kryeministrin e Serbisë Vuçeviq. U diskutua për mundësitë e ndihmës shtesë për të prekurit në tragjedinë e Koçanit

Të fundit nga

Mbappe e konteston Topin e Artë të Rodrit

Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për Topin e Artë të vitit 2024, të cilin e fitoi spanjolli Rodri. Ndonëse favorit deri në ditën e fundit konsiderohej Vinicius Junior, në fund trofeu
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë