Ndryshimet statusore, rrëzohet kërkesa e PD-së për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri

schedule11:59 – 9 Shkurt, 2022

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

Pra Zhukri edhe pse fillimisht dha dorëheqjen nga çështja e cila nuk iu pranua, sërish do të gjykojë çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës.

Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Partia Demokratike pak para Berishës, dërgoi në Gjykatë ndryshimet kushtetues.

Story i mëparshëm

Kurti: Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale

Story i radhës

20 vjeçari ka kryer tetë vjedhje për një muaj në objekte hoteliere dhe afariste në Kumanovë

Të fundit nga