Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për ndryshimet Kushtetuese. Taravari theksoi se Maqedonia e Veriut patjetër duhet të vazhdojë rrugëtimin evropian. Mes tjerash Taravari tha se procesin e ndryshimeve Kushtetuese duhet të gjithë nga pak ta ndihmojnë.
“I presim zgjedhjet në Bullgari më 27 tetor, urojmë që të ketë edhe atje një qeveri stabile pas tre vjet e gjysmë. Maqedonia patjetër të vazhdon rrugëtimin evropian. Unë jam shumë optimist, sepse tash kemi vizita prej zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian që vijnë në Maqedoni pasnesër. Shpresoj se të gjithë nga pak do ta ndihmojmë procesin dhe do të mundohemi që Maqedonia deri në fund të vitit t’i fillon ndryshimet Kushtetuese”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.
Burimi: TV21