Ndryshime meteorologjike brenda ditës, parashikimi i motit për javën

1 minut lexim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Bregdeti do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira.

Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje-veriperëndim mesatare. Përkohësisht gjatë shtrëngatave e vrullshme. Valëzimi i forcës 2 dhe 3 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besimi me ekspertët e reformës tatimore – Gjithëpërfshirja dhe transparenca është pjesa më e rëndësishme në procesin e përcaktimit të zgjidhjeve përfundimtare

Story i radhës

​Ekspozohen punimet e prindërve me fëmijë të prekur nga leukemia

Të fundit nga