Arben Taravari nga VLEN u shpreh është optimist që para Vitit të Ri, vendi do të realizojë ndryshimet kushtetuese për futjen të bullgarëve në Kushtetutë, me çka edhe do të zhbllokohej rruga eurointegruese.
“Do të ketë ndryshime kushtetuese mendoj. Unë jam shumë optimist se deri Vitin e Ri, do të gjejmë mundësi për ndryshimet kushtetuese”, tha Arben Taravari, VLEN.
I pyetur për kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me zgjedhje lokale, Taravari tha se nëse ka konsensus brenda partive politike nuk ka problem. Megjithatë, kreu u ASH-së paralajmëroi ngjarje interesante periudhën që vjen.
“Në parim nuk ka asnjë lloj problemi për zgjedhje, por para 5 muaj kishim zgjedhje, zgjedhje kemi edhe vitin e ardhshëm, në vitin 2025, por janë zgjedhje lokale, në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm. Unë mendoj se do të ketë ngjarje interesante në këtë periudhë, kështu që t’ia lëmë kohës, të shohim partitë a do të kërkojnë përsëri pas Vitit të Ri”, theksoi Arben Taravari – VLEN.
Ngjarje interesante, siç i quan Taravari, ka paralajmëruar edhe Mickoski duke aluduar në krime dhe afera korruptive nga përbërja e qeverisjes së kaluar.
Burimi: TV21