Qeveria ka bërë të ditur se ka shkarkuar edhe anëtarët e Bordit udhëheqës në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe ka emëruar anëtarë të rinj, transmeton TV21.
Nga FIZhT-ja janë shkarkuar Fatlume Rexha – Lusjani, Natasha Geshoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrijan Fazilja, dhe në vend të tyre Qeveria e re emëroi:
- Ivo Nikollovski,
- Bllagoja Denkovski,
- Kirill Kovçegarski dhe
- Bojana Naumovska për periudhë 3-vjeçare,
- ndërkaq për periudhë 2-vjeçare janë emëruar edhe Nada Cvetkoska,
- Marija Gjorgjievska dhe
- Bllagojçe Llazoroski.
Burimi: tv21