Ndriçim led, për të kursyer rrymë, Ambasada e Zvicrës “shpëton” Komunat e Pollogut

November 1, 2024
1 minut lexim


Komunat rurale në rajonin e Pollogut kanë fituar donacion nga ambasada zvicerane për të vendosur ndriçim led. Kryetari i komunës së Tearcës thotë se me vetëm 30% e ndërrimit të dritave e kanë ulur koston 12%.

“Në komunën tonë ka arritur numri mbi 800 dritave që janë ndërruar në pesë mujorin e kaluar dhe kjo për ne paraqet një ndër sfidat tonët për ndriçimin publik në të gjithë rajonin e komunës së Tearcës”, tha Nuhi Neziri – kryetar i Komunës së Tearcës.


Komuna e Vrapçishtit është komuna e parë që e ka bërë ndryshimin e të gjitha dritave dhe deri më tani ka ulur deri në 30% koston e rrymës për ndriçimin publik.

“Pesë muaj rresht i shfrytëzojnë beneficonet e këtij projekti, me një fjalë rritet dhe siguria pasi që është vendosur ndriçim inteligjent, lëvizja më e lirë e qytetarëve dhe veturave është lehtësuar por edhe ka përmirësuar dhe e përmirëson performancën dhe ka më shumë mjete për komunën”, u shpreh Zllatko Perinski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale.


Nga ambasada e Zvicrës thonë komunat që i kanë plotësuar kushtet kanë përfituar nga ky projekt dhe ato janë komuna e Tearcës, Jegunocit, Bogovinës dhe Vrapçishtit.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nevojë urgjente përmirësimi i cilësisë në arsim!

Story i radhës

Aksident në Pogradec/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë