Ndotja e ajrit, Shkupi në 10 qytetet më të ndotura në botë

December 20, 2022
1 minut lexim

Shkup, 20 Dhjetor – Me 139 PM grimcat, qyteti i Shkupit është qyteti më i ndotur në vend, të ndjekur nga Kavadari me 124 dhe në vendin e tretë është Gostivari me 122 PM grimca. Ndotja është më e madhe nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Qytetarët tregojnë se në cilat kohë ankohen më shumë për cilësinë e ajrit.

 

“Ndihet shumë, sidomos në orët e mëngjesit, ndihet djegia e fytit.”, – tha një qytetar.

“Është shumë i ndotur, më digjet fyti dhe kam probleme me frymëmarrjen.”, – u shpreh një qytetare.

Nga Shkupi, një qytet human, gishtin e  drejtojnë për nga industria, si një ndotës më i madh në vend.

“Tek amvisëritë ka djegie të drurit që kontribuon në ndotjen e ajrit, por industria nuk është aspak aq e bukur sa na tregojnë dhe imagjinojmë ne, pasi thonë se nuk është temë e ndotjes. Industria nuk ka matje 24-orësh të vazhdueshme të nivelit të ndotjes së ajrit që emetojnë. Nëse nuk keni matje të vazhdueshme 24 orë, si mund të thoni se industria është në rregull, se nuk vjen nga këtu ose se fabrika nuk ndot.”, – u shpreh Gorjan Jovanovski nga “Shkupi, qytet human”.

Në pyetjen nga inspektorati shtetëror se sa kontrolle janë realizuar dhe a është konstatuar për ndonjë ndotje, ata thonë:

“Inspekcionet shtetërore për mjedis jetësor në Shkup në tre muajt e fundit nuk i kanë sanksionuar personat juridikë që janë nën mbikëqyrjen tonë inspektuese, për faktin se gjatë procedurave inspektuese nuk janë konstatuar shkelje ligjore.”

Muajin e kaluar Shkupi u rendit i dhjeti në listën e qyteteve më të ndotura në botë.  Duke i bashkangjitur Beogradi që ishte i pesti dhe Sofja e teta.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në Vlorë, humb drejtimin dhe del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi i mjetit

Story i radhës

Anulohet festa e Argjentinës në shesh me tifozët për Kupën e Botës

Të fundit nga

ShkoLartë