Ndotja e Ajrit! Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë!

November 12, 2024
min lexim

 

Shkupi, për disa ditë rresht vazhdon të kryesoj në listen e qyteteve më të ndotura në botë, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Për këtë situate opozita akuzon pushtetin.  Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka kritikuar VMRO-DPMNE-në për dështimin e realizimit të premtimeve të dhëna gjatë periudhës së opozitës. Ajo kujtoi se, në programin e VMRO-DPMNE-së, në Platformën 1198, partia kishte premtuar një luftë aktive kundër ndotjes, duke përfshirë një plan ambicioz për sigurimin e ajrit të pastër dhe investime prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen e mjedisit.

“Në programin e VMRO-DPMNE-së, Platforma 1198, thuhet se, citoj, përcaktimet prioritar e programore të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE në fushën e mbrojtjes së mjedisit do të jenë: Plani për sigurimin e ajrit të pastër për të gjithë! Kur ishte në opozitë, Hristijan Mickoski premtoi mbi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit dhe premtoi uljen e ndotjes deri në 50%. Ku është tani miliardi i shpallur nga Mickoski për të luftuar ndotjen? Ku janë masat për uljen e ndotjes për 50%?”, ky është një tjetër zhgënjim, një tjetër premtim i parealizuar i Mickoskit”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. 

Kryeministri Hristijan Mickoski, mesazhin e opozitës e quan tronditës pasi sipas tij, nëse do të ishte punuar më herët, situata mund të ishte ndryshe.

“Mesazhi i opozitës për ajrin e ndotur është tronditës, sepse për shtatë vite nuk lanë gurë pa lëvizur, nëse do të kishin punuar ndoshta tani do të ishte ndryshe. Por ne po punojmë intensivisht. Faktori më i madh për ndotjen është se sistemi në të cilin ngrohen shtëpitë përdor dru dhe gjithçka tjetër: vaj, parket, dollapë të vjetër e të ngjashme. Kjo është rreth 60% e arsyes që kemi ndotje dhe nuk do të zgjidhet brenda natës, do të marrë kohë. Duke qenë se asgjë nuk është bërë, ne po kërkojmë partnerë për kushtet e tregut, të cilët do të investojnë bashkërisht në një sistem ngrohjeje për banesat tona që do të jetë rezultat i djegies së gazit natyror”, deklaroi Mickoski. 

Sipas Mickoskit pas implementimit të këtij plani ndotja do të ulet me 60% por e njejta do të merr kohë. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin “Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit”

Story i radhës

Spitali i Gjinekologjisë në Çair pa ngrohje

Të fundit nga

ShkoLartë