Qeveria me Plan të ri të veprimit për uljen e ndotjes së ajrit, nëse tejkalohen kufijtë e alarmit, nga ku ju bëjnë thirrje të gjitha institucioneve, personave juridikë dhe qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë masat, pasi kjo, sipas tyre është e vetmja alternativ për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vend. Në planin e veprimit janë përfshirë dhjetë masa, ndër të cilat janë:
Forcimi i kontrolleve të automjeteve që do të kryhen nga policia rrugore për përcaktimin e korrektësisë teknike të automjeteve dhe emetimit të gazrave.
Futja e një regjimi special për qarkullimin e mjeteve të rënda të mallrave që do të devijohen në rrugë anashkaluese për të reduktuar trafikun në zonat urbane.
Ndalimi i shpërndarjes së mallrave dhe transportit të makinerive të ndërtimit si ekskavatorë, buldozerë dhe pirunë në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 18:00.
Institucionet shtetërore dhe lokale do të duhet të reduktojnë edhe përdorimin e automjeteve zyrtare me 50 përind. Gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje malinje, astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru do të jenë të lirë nga detyrat e punës, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë.
Një nga masat parashikon riorganizimin e orarit të punës dhe sigurimin e maskave mbrojtëse për personat që punojnë jashtë. Aktivitetet e punës duhet të kryhen ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00, dhe përveç kësaj, punëdhënësve u kërkohet të sigurojnë maska mbrojtëse të tipit KN95 ose të paktën FFP2 për punëtorët e tyre.
Shërbimet e inspektimit do të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme në instalimet me leje mjedisore të integruara A dhe B dhe do të bëjnë matje kontrolli të emetimeve në ajër, ndërsa objektet industriale do të ngarkohen me reduktimin e prodhimit. Masa e fundit parasheh kontrolle të jashtëzakonshme në kantieret, të cilat do të kryhen nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe inspektoratet kompetente komunale.
Kujtojmë se masat e qeverisë vijnë pasi vendi disa ditë me rradhë rrenditet në vendet e para sa i përket ndotjes së ajrit.
Burimi: TV KLAN