Ndodhë sërish, aeroplani luftarak rus intercepton dy bombardues amerikanë mbi Detin Baltik

Ky është momenti kur një aeroplan luftarak rus intercepton dy bombardues amerikan që bartin armë bërthamore, derisa po fluturonin mbi Detin Baltik.

Ministri rus i Mbrojtjes tha se aeroplani i tyre Su-35 ishte “takuar” me dy bombarduesit amerikan B-52 që po fluturonin “në drejtim të kufirit rus”, por se këto pretendime i ka mohuar kategorikisht Washingtoni.

Bëhet fjalë për Tupolev Tu-95 MS që kanë aftësi të bartin armë bërthamore, kurse Moska pretendon se ata rregullisht fluturojnë mbi ujërat ndërkombëtare në Arktik, Atlantik dhe Paqësor.

E interceptimi i fluturakeve amerikane dhe atyre ruse është bërë i shpeshtë kohëve të fundit. Disa ditë më parë dy aeroplanë luftarakë rusë rrëzuan një dron të ushtrisë amerikane.

Në fillim Moska e mohoi duke thënë se nuk ka pasur kontakt fizik mes tyre, por Washingtoni publikoi pamjet për t’ia dëshmuar të kundërtën dhe për t’ia bërë me dije se po gënjen.

Aty shihej sesi aeroplani rus fillimisht i hedhë karburant sipër dronit, dhe më pas e godet me bisht në helikë – duke e detyruar operatorin e dronit ta rrëzojë në ujë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krimet ekonomike në aksion – arrestohet një postier në Prishtinë

Story i radhës

Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi

Të fundit nga