Ndodh mrekullia! Pacientja infertile me tumor në mitër sjell në jetë foshnjën e shëndetshëm

Është arritur një mrekulli pasi një paciente infertile, e cila ishte diagnostikuar me tumor endometrial (të mitrës), ka lindur një djalë të shëndetshëm.

Ndonëse në fillim dukej e pamundur, mjekët kryen trajtim konservator me ruajtjen e mitrës dhe Fertilizim in Vitro me cikël natyral (pra pa stimulim).

Pas një punë të gjatë, mundi dhe lodhja solli fryte, pasi pacientja solli në jetë djalin dhe për më tepër ai është i shëndetshëm.

Mjeku obstetër-gjinekolog në departamentin e Fekondimit in Vitro, Dr.Elton Peçi, ka treguar rrugëtimin përgjatë tri viteve deri në rezultatin e suksesshëm.

“Çdo rast suksesi në Fertilizimin in Vitro, që shoqërohet me lindjen e një fëmije të shëndetshëm, na gëzon dhe na bën krenarë për punën tonë. Por te disa raste, ky gëzim, kjo krenari është disi më e madhe, aq më tepër kur bëhet fjalë për infertilitet i shoqëruar edhe me kancer të endometrit. Bëhet fjalë për pacienten e cila u paraqit para tri viteve me diagnozën infertilitet primar, së bashku me bashkëshortin.

Në vijim të ekzaminimeve bazike, u depistua kancer endometrial, gjatë një histeroskopie të cilës iu nënshtrua pacientja në fillim të ekzaminimeve. Përballë kësaj diagnoze u bë edhe statifikimi i kancerit, i cili sipas klasifikimit figo, rezultoi figo 1, pra grada e parë.

Përballë pacientes u shtruan dy mënyra trajtimi, trajtimi radikal, pra me heqje të mitrës, por i cili e dëmtonte fertilitetin e saj për të ardhmen dhe trajtimi konservator. Pas një informimi të hollësishëm të pacientes nga gjithë ekipi multidisiplinar, pacientja vendosi për terapinë konservatore, pra me ruajtje të mitrës.

Iu nënshtrua pacientja trajtimit me rrezetoskopi histeroskopike çdo tre muaj gjatë kohës që merrte edhe pregresativë të gjeneratës së fundit, të cilët shërbenin në rolin e kimioterapisë, së bashku me agonistë. Në fund të gjithë këtij trajtimi, pamë që bioskopia filloi të tregonte shenja përmirësimi çdo tre muaj derisa e fundit rezultoi pa kancer, pra pa shenja malinjiteti.

Në këto kushte, duke qenë se na u dha edhe drita jeshile nga onkogjinelogjia për të vazhduar trajtimin në lidhje me fertilitetin, pacientja iu nënshtrua një cikli Fertilizimi in Vitro por me cikël natyral, për shkak se stimulimi hormonal ishte i kundërindikuar. U arrit të merrej një vezë, e cila qëlloi e shëndetshme dhe u formua një embrion shumë i mirë, me cilësi optimale, i cili rezultoi një shtatzëni dhe pas 9 muajsh në lindjen e një fëmije të shëndetshme, të një djali me peshë 3.960 gramë.

Është një sukses i një punë në ekip, ku kemi një trajtim multidisiplinar dhe është një shpresë për të gjitha ato pacientet që në një moment të caktuar, në mënyrë të papritur, përpara se të kenë fëmijë përballen me një diagnozë të tillë. Pra, është një dritë shprese”, theksoi mjeku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të habiteni, ja 10 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë pas pune

Story i radhës

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, përplasje e ashpër mes Bajqinovcit e Qalajt

Të fundit nga