Ndodh mrekullia në autostradë, fëmija lind në mes të rrugës

August 4, 2023
1 minut lexim

Një mrekulli ka ndodhur në Austri, teksa një grua ka arritur të sjellë në jetë të shëndetshëm një foshnjë, në mes të autostradës.

Mësohet se burri ndihmoi bashkëshorten e tij të lindte djalin e tyre, në një nga autostradat më të ngarkuara të Austrisë, teksa në telefon konsultohej me mjekët.

“Gruaja ime po lind fëmijën tonë në Tangente, koka tashmë ka dalë jashtë”, tha ai në thirrjen e urgjencës të marrë nga mjekët e ndihmës, të martën në mbrëmje, ndërsa ishte në autostradën A23 në Vjenë.

Pas lindjes, babai i ri e lidhi kordonin e kërthizës së foshnjës me një lidhëse këpucësh, dhe kjo ishte ndërhyrja që i shpëtoi jetën. Nëna dhe djali i saj, Niklas nuk kishin nevojë për ndihmë, kur mjekët mbërritën.

”Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kaos në rrugën Shkup-Bllacë, kolona të gjata për shkak të punimeve në tunel

Story i radhës

Grubi: Zjedhjet nuk janë zgjidhje, dorëheqjet tona nuk kanë qëllim përfitimin e votave, por integrimin e vendit në BE

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë