Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Kryeshefi i policisë nuk paguan në pikëpagesat rrugore, ua tregon punonjësve distinktivin e tij

November 6, 2024
1 minut lexim

Shkup, 6 nëntor  – Një zyrtar policorë në vend që të paguaj në pikë pagesën rrugore, ai ka treguar legjitimacionin e tij, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. Në videon e publikuar nga kamerat e sigurisë shihet se si zyrtari policor kalon pa paguar.

Bëhet fjalë për shefin e policisë A.M. (45) nga Koçani, i cili tashmë ka marrë padi penale për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, pasi edhe më herët me automjetin e tij privat ka kaluar pa paguar në pikë pagesat rrugore.

Përveç padisë penale, MPB njofton se do të nisë edhe një procedurë disiplinore, dhe ndërkohë zyrtari policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple ofron variantin me pagesë të ChatGPT në iOS 18.2

Story i radhës

Makraduli synon për sekretar gjeneral të LSDM-së?! ‘Deklaratat si të Shilegovit dëmtojnë unitetin e partisë’

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë