Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Drejtoresha e çerdhes për fëmijë dyshohet se gjatë aplikimit për punë, ka dorëzuar certifikatë të falsifikuar për njohjen e gjuhës angleze

April 26, 2024
1 minut lexim

Policia e rajonit të Velesit ka parashtruar kallëzim penal kundër shtetases M.V.(44) nga Velesi, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”

Siç informojnë nga MPB-ja, e denoncuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion komunal për fëmijë – kopsht për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, që është lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, Bullgari.

Ndonëse e ka ditur se dokumenti ka qenë me përmbajtje të rrejshme, M.V. e ka përdorur si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në shpalljen publike për zgjedhjen e drejtoreshës së kopshtit, pas çka është emëruar në detyrë.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Projektligji për KPM-në konsiderohet si më i avancuari në rajon

Story i radhës

Nga e hëna fillon pushimi pranveror për të gjithë nxënësit

Të fundit nga

ShkoLartë