ndoci nder 5 me te rrezikshmit ne shqiperi delia doli ne skene nga pergjimet e sky ecc karamuco do i sherbeje grupeve kriminale 6966bb15dfbc7

“Ndoci, ndër 5 më të rrezikshmit në Shqipëri”/ Delia: Doli në skenë nga përgjimet e “sky ecc”! Karamuço: Do i shërbejë grupeve kriminale

January 13, 2026
1 minut lexim

Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka bërë një profil të figurës së Altin Ndocit i cili u arratis këtë të martë nga spitali i Durrësit.

Delia tha se Ndoci ka qenë një figurë e njohur për policinë e Tiranës ndërsa nënvizoi se doli në shumë në skenë nga përgjimet e sky ecc.

“Janë personazhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Kishte të paktën 4 vrasje që SPAK thotë i kemi të dokumentuara. Historia e tij ka një të shkuar. Në policinë e Tiranë njihej që nga 2010. Në 2015 ishte arrestuar për grabitje automjetesh. Më pas doli në skenë edhe nga bisedat e skyecc, dhe më pas nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. Nisur nga akuzat dhe çfarë bisedonin personazhet e dosjes, mbahej nga personat më të rrezikshëm”, tha ai.

Nga ana e tij eksperti i Kriminalistikë, Ervin Karamuço tha se Altin Ndoci shihet si një “aset për grupet kriminale”. Sipas tij do të vihet në shërbim nga grupet kriminale për të kryer vrasje të tjera.

“Mendoj që nuk do iki nga Shqipëria, mendoj që do vihet në shërbim nga grupe kriminale për të kryer vrasje të tjera më vjen keq ta them këtë”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kroacia rikthen sherbimin ushtarak pas 17 vjetesh si qendrojme ne dhe vendet tjera ne ballkan 6966ad3b414ca
Lajmi i mëparshëm

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh, si qëndrojmë ne dhe vendet tjera në Ballkan?

real madrid futet ne gare per yllin tjeter te mesfushes se psg se 6966bb74a00c2
Lajmi i radhës

Real Madrid futet në garë për yllin tjetër të mesfushës së PSG-së

Të fundit nga

A është Gjermania ende e rëndësishme për amerikanët?

Shumë simbolikë dhe demonstrime uniteti nuk u panë: gazetarët që mbërritën me Ministrin e Jashtëm gjerman i panë Johann Wadephul dhe mikpritësin e tij amerikan Marco Rubio në Uashington vetëm shkurtimisht së bashku, gjatë një shtrëngimi duarsh në
ShkoLartë