“Ndjekim me ndjeshmëri të drejtat legjitime të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut”

April 6, 2022
1 minut lexim

Zëvendës kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha se “Dëgjojmë, ndjekim dhe deklaratati vlerësojmë me ndjeshmëri thirrjet, të drejtat dhe interesat legjitime të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik mbajti një konferencë për media teksa vazhdonte takimi i Bordit Qendror Vendimmarrës dhe Drejtues (MKYK) i AK Partisë i cili u mbajt në selinë e përgjithshme të partisë nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe njëherësh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë.

Lidhur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Çelik tha se në kuadër të këtij regjistrimi të popullsisë ka pasur thirrje shumë të forta nga përfaqësuesit e komunitetit turk.

“Ne kemi dëgjuar dhe kemi vlerësuar me ndjeshmëri thirrjet dhe deklaratat që përfaqësuesit e komunitetit turk kanë bërë në kuadër të këtij regjistrimi të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Siç e dini rezultatet e regjistrimit të popullsisë që u kryen në vitin 2021 u shpallën më 30 mars. Ne interesohemi që  e bëra nga Këshilli Koordinues Kombëtar i Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut të merren në konsideratë nga autoritetet zyrtare për sa i përket shëndetit të këtyre rezultateve”, tha Çelik duke shtuar:

“Dëshiroj të them se dëgjojmë, ndjekim dhe i vlerësojmë me ndjeshmëri, thirrjet, të drejtat dhe interesat legjitime të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arkitektura dhe rezistenca për liri

Story i radhës

Agim Ademi rizgjidhet President i FFK-së, vazhdon mandatin e tij edhe për 4 vite

Të fundit nga

ShkoLartë