Ndihmoi Putinin në rekrutimin masiv/ Koloneli i lartë vritet me armë zjarri në zyrën e tij, në Rusi e cilësojnë ‘vetëvrasje’

November 16, 2022
1 minut lexim

Një kolonel i përfshirë ngushtë në fushatën e mobilizimit të rekrutëve më herët gjatë këtij viti nga presidenti Vladimir Putin për luftën në Ukrainë është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Koloneli Vadim Boyko, 44 ​​vjeç, u gjet me i qëlluar disa herë me armë zjarri brenda zyrës së tij në shkollën prestigjioze Makarov në Vladivostok ditën e sotme.

Dëshmitarët thanë se koloneli Boyko kishte ardhur në punë dhe hyri në zyrën e tij përpara se të dëgjoheshin ‘pesë të shtëna’, ku më pas një vartës i tij vrapoi për të parë çfarë ndodhi dhe gjeti trupin.

Pavarësisht pretendimeve të dëshmitarëve për të shtëna të shumta, raportet fillestare në Rusi thanë se dyshohet për vetëvrasje, por media ruse BAZA tha se hetuesit kriminalë kishin gjetur pesë gëzhoja dhe katër pistoleta Makarov pranë kolonelit të vdekur.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Noizy ka disa fjalë për Loredanën pasi fitoi çmim në “MTV EMA”

Story i radhës

Shqipëri – Itali, tifozët shqiptarë përleshen me italianët

Të fundit nga

Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Amer Kapetanoviqin për postin në krye të RCC-së në Sarajevë. Në një postim në Twitter, ajo shprehet se: “Kosova do të
ShkoLartë