Ndihmë izraelite kundër Iranit/ Izraeli krah Shqipërisë për mbrojtjen kibernetike

min lexim

Në Berlin, ku ndodhet për “Formimin e e Politikës së Jashtme Feministe” Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka marrë një ndihmë konkretë nga shteti Izraelit në përpalljen me sulmet kibernetike.

Është Idan Roll zëvendës ministër i punëve të jashtme të Izraelit i cili thotë se i shprehu ministres Xhacka, mirënjohjen  për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. “Ofrova për të ndarë dijet dhe eksperiencën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vijojmë forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë” thotë numri dy i diplomacisë izraelite .

Sulmi i dytë kibernetik i sponsorizuar nga Irani, kësaj here ndaj sistemit TIMS, krahas shqetësimit për qeverinë shqiptare, po ndiqem me po as shqetësim në SHBA.

Në vijim të deklaratave amerikane në mbështetje të vendit tonë, vjen edhe  një bisedë telefonike mes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe kryeministrit Edi Rama pasditen e të hënës.

Duke mos dhënë detaje specifike të bisedës zëdhënësi DASH Ned Price deklaroi:

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

9 gjërat për të cilat zakonisht shpenzohet shumë para pa nevojë

Story i radhës

Bujar Osmani komenton punësimin e Ejupit dhe Kostovskës

Të fundit nga