‘Ndihesha e vetmuar’, Besa Kokëdhima tregon për jetën jashtë Shqipërisë

min lexim

Shumë artistë kanë vendosur të flasin dhe të rrëfejnë publikisht edhe periudhat e tyre më të vështira të jetës, sidomos ata që jo pak herë kanë rënë pre e bullizmit në fëmijëri, por edhe pas saj. 

Këngëtarja Besa Kokëdhima rrëfeu këtë të shtunë në “A live night” se edhe ajo si shumë artistë ka rënë pre e bullizmit gjatë kohës së gjimnazit në Angli.

Periudhën e qëndrimit atje, Besa e përshkruan të vështirë, edhe pse ngrohtësinë e gjente vetëm tek arti.

“Unë kam ikur për të bërë gjimnazin në Angli dhe atje gjithashtu u përfshiva në aktivitete muzikore, mësime pianoje, merresha me aktivitete artistike. Muzika në ato momente, për mua, përveç pasionit, ishte edhe një nevojë, sepse udhëtimi im në atë moment nuk ishte i thjeshtë, ndoshta për shkak të moshës, largësisë me familjen. Jeta nëpër shkollat, të paktën në rastin tim, është pak si nëpër filma, ka bullizëm si nëpër filma, nuk je i mirëpritur në shoqërinë e tyre, veç faktit që aty ka multikulturalizëm dhe studentë internacionalë. Unë, me vështirësi e gjeta veten atje, ndihesha shumë e vetmuar dhe kaloja shumë orë duke i rënë pianos, duke kënduar, u përfshiva në aktivitetet artistike. Pastaj fitova çmimin e parë në Angli. Isha e vetmja studente që këndova në gjuhën shqipe, ose më saktë, që këndoi në një gjuhë që s’ishte anglisht”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​140 kilometra gardh janë vendosur përgjatë kufirit polak me Bjellorusinë

Story i radhës

Plevneliev: Petkovi t’i ndjek hapat e Ciprasit

Të fundit nga