ndicka ne radaret e elitareve 6424b48470e5d

Ndicka në “radarët” e “elitarëve”

March 29, 2023
1 minut lexim

Merkato e verës sa vjen e afrohet gjithnjë e më shumë dhe klubet tashmë po bëjnë llogaritë e planet për transferimet e sezonit të ardhshëm, në mënyrë që të kryejnë transferimet e duhur për të rritur nivelin e performancave të skuadrave.

Mirëpo, përveç shifrave “faraonike” klubet janë vazhdimit në kërkim të lojtarëve kualitativ, të cilët janë në përfundim të kontrateve me klubet ku aktualishit militojnë, në mënyrë që t’i transferojnë pa shpenzuar as edhe një qindarkë.

Rast i tillë është dhe qendërmbrojtësi, 23-vjeçar, tepër i talentuar i Eintracht Frankufrt, Evan Ndicka, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me “shqiponjat” gjermane dhe tashmë klube elitare të Evropës janë në ndjekje të tij.

Pas aludimeve në media që Ndicka ka përfunduar në “shënjestrën” e “katalanasve” së Barcelonas, ditën e sotme, prestigjozja angleze, “Mirror” ka raportuar se në “gjurmët” e “kollosit” të mbrojtjes kanë rënë dhe “gjigandët” e Premier League, të Liverpool.

Deri më tani, dihet se Ndicka nuk e ka ndërmend rinovimin me gjermanët dhe se është në kërkim të një “aventure” tjetër në Evropë, mirëpo mbetet për t’u parë se kush nga dy klubet historikë të “kontinentit të vjetër” do të fitojë “garën” për shërbimet e 23-vjeçarit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

erdogan putin mund te vizitoje turkiyen per hapin e pare per termocentralin berthamor akkuyu 6424b44911049
Story i mëparshëm

Erdoğan: Putin mund të vizitojë Türkiyen për ‘hapin e parë’ për termocentralin bërthamor Akkuyu

makina e presidentit te qipros turke bllokohet nga protestues greke qipriote ne londer 6424b4c04945c
Story i radhës

Makina e presidentit të Qipros Turke bllokohet nga protestues grekë qipriotë në Londër

Të fundit nga

ShkoLartë