Një 33-vjeçari banues në Rrilë, Lezhë ka rënë në pranga pasi u vuri flakën një sipërfaqe pylli.
A.D., ndezi zjarr për të pastruar ambientin rreth banesës, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”