Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por dogji sipërfaqe toke, arrestohet një person në Rrogozhinë

September 9, 2023
1 minut lexim

Ferit Bubeqi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se duke djegur disa mbeturina, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe e madhe toke në Rrogozhinë.

NJOFTIMI:

Ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe u rrezikuan pronat përreth, vihet në pranga.

Sapo janë njoftuar për një vatër zjarri, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit F. B., banues në këtë fshat.

Shtetasi F. B. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe janë rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat përreth.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Story i radhës

Maqedoni e Veriut-Itali, përfundon pa gola pjesa e parë

Të fundit nga

Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve në Kazakistan

Një aeroplan pasagjerësh u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën dhe raportet fillestare sugjeruan se kishte të mbijetuar, tha në një deklaratë Ministria e Emergjencave të vendit të Azisë Qendrore.

MPB pajiset me automjete të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP. “Në
ShkoLartë