Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por dogji dhjetëra hektarë, arrestohet 42-vjeçari në Fier

August 24, 2023
1 minut lexim

Mësohet se 42-vjeçari Fabio Rrapaj ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por flakët dolën nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, me marrjen e njoftimit se në fshatin Jarua kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Sakaq, materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Biletat për ndeshjen Ballkani-BATE Borisov tani mund të sigurohen edhe në Prishtinë

Story i radhës

“Ultimatumi” tre ditor i Atiqit për objektin në veri të Mitrovicës, SHBA del kundër

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë