Ndezi zjarr në ullishte për të djegur mbeturinat, flakët i dolën nga kontrolli e tentoi t’i fikë! Ndërron jetë nga asfiksia 73 vjeçari

min lexim

Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u asfiksua nga tymi në ullishten e tij ku kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Plashnik, në Poliçan.

Viktima me iniciale F. T., raportohet se i kishte vendosur flakën mbeturinave në ullishten e tij, por zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Ai ka tentuar ta shuajë vetë zjarrin, duke mos  njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, njoftojnë blutë e Beratit. Por gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjeçari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Poliçan / Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi F. T., 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

DJ Geek festoi ditëlindjen, Dafina Zeqiri zbulon dhuratën luksoze që i bëri

Story i radhës

Martinez: Fitorja me qetëson

Të fundit nga