Ndezi mbeturinat, ndëshkohet qytetari nga Gjilani

November 6, 2023
1 minut lexim

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit.

Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve.

“Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha nuk paraqitet në SPAK: S’më detyron njeri të shkel Kushtetutën

Story i radhës

BE para një krize të re borxhesh? Ministrat e Financave ende s’kanë gjetur “recetën” si të ruhet stabiliteti financiar

Të fundit nga

ShkoLartë