Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri

December 8, 2023
1 minut lexim

Edhe Shqipëria U-19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në fazën e dytë të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin B2, së bashku me Skocinë, Qipron e Lihtenshtejnin.

Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin B2 dhe UEFA-s nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë ndeshjet e këtij grupi.

Kësisoj, në shortin e hedhur nga UEFA, u përzgjodh Shqipëria si vendi që do të mirëpresë ndeshjet e këtij grupi, në datat 3, 6 dhe 9 prill.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa shfaqet tejet elegante në “Women In Entertainment 2023”

Story i radhës

Klosi sulmon opozitën: Të dobët

Të fundit nga

ShkoLartë