Liga e Kombeve vazhdon sot aksionin në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve me disa ndeshje tejet interesante, ku e gjithë vëmendja do të jetë te Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes Armenisë dhe Ukrainës, e cila zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” me fillim nga ora 15:00.
Ndërkaq, me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e cila i takon grupit 2 të Ligës C.
Krahas Kosovës ndeshje do të zhvillojë edhe Shqipëria, e cila me fillim nga ora 20:45 përballet me Izraelin në rolin e mysafirit.
“Dardanët” dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të synojnë me çdokusht fitoret në këto përballje, me synimin e vetëm për të kualifikuar tutje në këtë garë.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve.
Liga A
20:45 Republika e Çekisë – Portugalia
20:45 Spanja – Zvicra
Liga B
15:00 Armenia – Ukraina
Islanda – Rusia (Nuk zhvillohet, Rusia është përjashtuar nga garat e UEFA-s)
18:00 Sllovenia – Norvegjia
20:45 Izraeli – Shqipëria
20:45 Skocia – Irlanda
20:45 Serbia – Suedia
Liga C
18:00 Irlanda e Veriut – Kosova
20:45 Qipro – Greqia