Ndeshje tejet interesante mes Cityt e Dortmundit, ja formacionet e mundshme

min lexim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes kampionit anglez Manchester City dhe skuadrës së Borussia Dortmundit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota, ku City e mposhti si mysafirë me rezultat 4:0 skuadrën e Sevillas, kurse Dortmundi shënoi fitore 3:0 kundër Copenhagen.

Kjo do të jetë një përballje tejet interesante për sulmuesin Erling Haaland, i cili rikthehet te ish-skuadra e tij, Dortmundi, por tani në fanellën e Cityt.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill, ku asokohe City regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te City nuk do të paraqiten Mendy, Laporte dhe Walker, kurse te Dortmundi mungojnë Bynoe-Gittens, Dahoud, Haller, Kobel dhe Morey Bauza.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Akanji, Gomez; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Grealish;

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Meyer; Meunier, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro; Ozcan, Bellingham; Brandt, Reus, Reyna; Modeste

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Jam shqiptare”, shuhet aktorja e famshme Irene Pappas

Story i radhës

Rrëzimi i referendumit nga Xhaferi përplas LSDM-në dhe VMRO-në

Të fundit nga