Ndeshje jetike për Prishtinën!

min lexim

FC Prishtina ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22 e zhvillon të dielën (15.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Llapit.

Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për Prishtinën, e cila në synon pikë të plota në mënyrë që t’i shmanget më të keqes, barazhit për sigurimin e një “bilete” edhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e gjashtë me 48 pikë të mbledhura ndërkohë që Llapi zë vendin e katërt me 54 pikë.

Prishtina – Llapi 1:2, Llapi – Prishtina 3:2, Prishtina – Llapi 2:1, janë rezultatet që janë arritur në këtë kampionat në kuadër të BKT Superligës në ndeshjet direkte, kurse në Kupën e Kosovës, Prishtina dhe Llapi janë përballur dy herë: Prishtina – Llapi 2:1 dhe Llapi Prishtina 2:0, janë shifrat e arritura.

Para ndeshjes me Llapin për faqen e klubit, FC Prishtina, ka folur trajneri i skuadrës së Prishtinës, Debatik Curri.

“Ndeshja ndaj Llapit sidomos për skuadrën tonë është me rëndësi të madhe duke e ditur renditjen në tabelë.

Duhet që secili futbollist ta jap maksimumin në mënyrë që të arrijmë rezultat pozitiv pasi që kemi ardhur në një pikë aspak të lakmueshme.

Llapi e ka një skuadër shumë të mirë, mirëpo ne në këtë ndeshje udhëtojmë për fitore.
Ekipi ka punuar shumë mirë në ditët e fundit dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë andaj shpresojmë në rezultat pozitiv. 

Jemi në një fazë jo të mirë, e cila ka ardhur për shkak të shumë faktorëve. Gjithsesi, jam i bindur se skuadra do ta gjejë forcën për këtë ndeshje tejet të rëndësishme”, tha Curri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësuesja e jogës, në arrati pas vrasjes së çiklistes profesioniste nga tërbimi i xhelozisë

Story i radhës

Parashikimi i motit për datën 22 maj 2022

Të fundit nga