ndeshje e bujshme por me pasoja drilon rama mbetet jashte ringut per nje muaj 6874ec71a0898

Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj

July 14, 2025
1 minut lexim

Ndeshja e zhvilluar më 28 qershor nga boksieri Drilon Rama ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për ngjarjet që e shoqëruan.

Fillimisht, Rama pritej të përballej me një boksier nga Tanzania, i pamposhtur deri më tani. Por vetëm pak ditë para përballjes, ky kundërshtar u zëvendësua papritur me një tjetër, i cili kishte një seri prej mbi 20 humbjesh radhazi. Ky ndryshim ngriti shumë pikëpyetje dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media.

Vetë boksieri afrikan, në një deklaratë për “Prive by Liberta Spahiu”, sqaroi se nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim, por ishte pamundësuar për të udhëtuar për shkak të një problemi me vizën.

Ndërkohë, zhvillime të tjera kanë dalë në dritë pas përfundimit të ndeshjes. Sipas të dhënave në BoxRec – databaza më e njohur ndërkombëtare për boksin profesionist – Drilon Rama është pezulluar deri në fund të këtij muaji. Ky pezullim njëmujor lidhet me dëmtimin që i shkaktoi kundërshtarit të tij gjatë meçit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha qendrimi i kryebashkiakeve te djathte i bazuar ne kushtetute jo ne udhezimet e partise 6874ebfabada8
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Qëndrimi i kryebashkiakeve të djathtë, i bazuar në Kushtetutë, jo në udhëzimet e partisë

specialja rrezon pjeserisht apelin e shales i ule denimin per krime lufte 6874ec74d1385
Lajmi i radhës

Specialja rrëzon pjesërisht apelin e Shalës, i ulë dënimin për krime lufte

Të fundit nga

ShkoLartë