shkollat fillore te pollogut mbesin pa

Shkollat fillore të Pollogut mbesin pa nxënës

April 13, 2026
1 minut lexim
shkollatt 600x360 1 1

“Gjithnjë e më tepër shtohet numri i klasave të këtilla nëpër shkollat fillore në Pollog. Me zero nxënës, me pesë gjashtë apo nëntë nxënës. Një nga punonjëset e shkollës fillore këtu në Tearcë thotë se klasa dikur numëronte mbi 30 nxënës, ndërkohë që tani, mezi arrin pesëmbëdhjetë”, njofton Alsat.

“Sigurisht se është e dhimbshme dhe është një fenomen ky që numri i nxënësve është në rënie dhe ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë….. Është e dhimbshme që një objekt shkollor të shihet i zbrazët, sepse shkollën e gjallërojnë fëmijët. Sigurisht që edhe çështja e tepricës teknologjike të punëtorëve të arsimit sigurisht që do jetë një barë për institucionet e shtetit për vetë shoqërinë sepse ata duhet të gjejnë zgjidhje për kuadrot që nesër ndoshta do mbesin pa punë. Numri i nxënës në klasat tona tani është 15-16 10 ndoshta 9, pra është një numër që nga gjenerata në gjeneratë lëviz sidomos në shkollën tonë, ndërsa dikur e ka tejkaluar numrin tridhjetë”, deklaroi Sadije Aliti, mësuese.

Në komunën e Tearcës, numri i nxënësve që do regjistrohen sivjet në shkollat e mesme pothuajse është përgjysmuar. E me këtë, del që mbi 50 punëtorë të arsimit janë më shumë nga numri i nevojshëm.

“Fatkeqësisht kjo është evidente ndër vite dhe nga viti në vit kemi rënie të nxënësve. Tash edhe Ministria e Arsimit ka filluar me procedurën e optimizimit të numrit të arsimtarëve nëpër shkolla, gjë që na krijon komplikim shtesë se ndër vit ka rënë numri i nxënësve dhe është rritur numri i arsimtarëve, dhe në bllok dotacione kjo ka krijuar shumë probleme pasi që në parim kemi numër të madh të arsimtarëve dhe kjo e pamundëson funksionimin normal të shkollave”, tha Daut Memishi. Kryetar i komunës së Tearcës.

Në Nivel të Tetovës dhe komunave rurale, edhe sivjet numri i nxënësve që pritet të regjistrohen në shkollat e mesme, është më i vogël për mbi se 100 nxënës./Alsat/

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski uron magyar vleresojme marredheniet e forta bilaterale te ndertuara nder vite presim me padurim vazhdimin e bashkepunimit tone 69dd322ca0972
Lajmi i mëparshëm

Mucunski uron Magyar: Vlerësojmë marrëdhëniet e forta bilaterale të ndërtuara ndër vite, presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

kriza ne hormuz godet zinxhirin ushqimor okb jep alarmin per pasoja globale 69dd5f818dee4
Lajmi i radhës

Kriza në Hormuz godet zinxhirin ushqimor, OKB jep alarmin për pasoja globale

Të fundit nga

Moldavia po konsideron bashkimin me Rumaninë

“Moldavia do të shqyrtojë ribashkimin me Rumaninë fqinje nëse rruga e saj drejt anëtarësimit në BE pengohet ose bllokohet”, tha Eugen Osmochescu, zëvendëskryeministri i vendit në një intervistë për Euractiv. Osmochescu, i
ShkoLartë