Sonte me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të luhet ndeshja e futbollit Maqedoni e Veriut-Letoni, në kuadër të Ligës së Kombeve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë te qytetarët që të respektojnë urdhërat në komunikacion, pasi do të ketë regjim të posaçëm të lëvizjes në rrugët afër stadiumit.
“SPB-Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot me 14.11.2024 (e enjte) për shkak të mbajtjes së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit me fillim nga ora 20:45 në arenën “Todor Proevski” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët përreth arenës. SPB-Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Burimi: TV21