Ndeshja kundër Nottingham, Klopp shpjegon mungesën e Nunez dhe Thiagos

October 22, 2022
1 minut lexim

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes Nottinhgamit dhe Liverpoolit, trajneri i këtij të fundit, Jurgen Klopp ka arsyetuar mungesat e Darwin Nunez dhe Thiagos.

Pas publikimit të formacionit zyrtarë, vëmendja ishte te mungesa e Nunez dhe Thiagos, për të cilët tifozët e Liverpoolit filluan të frikësohen shkaku i lëndimeve.

Por, para ndeshjes, duke folur për “BT Sport”, Klopp tregoi se këto dy vendime nuk ishin për t’iu dhënë pushim lojtarëve pas dy ndeshjeve intensive kundër Cityt dhe West Hamit.

“Jo, nuk është për t’i ruajtur lojtarët, do të dëshiroja shumë që ta kem mundësinë ta bëjë atë gjë. Për Darwin, ndeshja e sotme vjen shumë shpejtë për të, ai ende e ndjen intensitetin në muskuj nga ndeshja e kaluar, kështu që nuk kishte asnjë shans që ai të paraqitet sot”, tha Klopp.

Ndërkaq, për Thiagon, Klopp tha se mesfushori spanjoll ka një infektim në vesh, dhe se vendimi se ai nuk do të paraqitej sot u morr në ora 5:15 të mëngjesit.

“Thiago kishte një infeksion shumë të keq në vesh gjatë natës. Vendimi ishte marrë sot në mëngjes në orën 5:15. Kështu është nganjëherë dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij”, tha Klopp.

Vendin e Nunez në formacion tani e ka marrë Fabio Carvalho, kurse në vend të Thiagos gjendet tinejxheri, Harvey Elliot.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuleba, tha se Ukraina po “sulmohet masivisht” nga forcat ruse

Story i radhës

Merr flakë banesa në Aerodrom

Të fundit nga

ShkoLartë