Ndeshja kundër Kosovës/ Xherdan Shaqiri udhëton 7000 kilometra, kështu shfaqet në Zvicër

Ka nisur grumbullimi i ekipit të Zvicrës, të cilët do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Anglisë dhe Kosovës.

E media zvicerane, Blick, i ka kushtuar rëndësi Xherdan Shaqirit, i cili së fundi u transferua në SHBA tek Çikago nga Lyoni i Frances.

Ylli nga Kosova ka udhëtuar 7000 kilometra nga SHBA për në Zvicër.

“Xherdan Shaqiri (30) ka pas vetes rrugëtimin më të gjatë. Shaq ka udhëtuar nga Çikago. Kjo është pothuajse 7000 kilometra. Me golin e tij të parë në MLS në bagazhin e tij. Ai shënoi një penallti në fitoren 3-1 ndaj Sporting Kansas City të dielën mbrëma. Ai vjen me një parë tuta të zeza me futje kamuflazhi”, shkruan Blick, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Zvicra do ta zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Kosovës me 29 mars.

Image
Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sali: Fëmijët me Sindromën Daun janë frymëzim për të gjithë ne

Story i radhës

Ledri Vula dhe Noizy bëhen sërish bashkë, çfarë i lidhi këtë herë reperët?

Të fundit nga