Xhiroja e nëntë në Superligën A, femrat, luhet këtë fundjavë dhe përballja kreysore zë vend në Ferizaj mes Fer Volleyt dhe Dritës, në palestrën “Bill Klinton”, të shtunën, me fillim nga ora 20:00.
Fer Volley, e pozicionuar në vendin e tretë me 13 pikë, do të mundohet t’ia shkaktojë humbjen e parë Dritës këtë sezon, me vashat e Lorik Ilazit që kanë bilanc perfekt – tetë fitore nga tetë ndeshje.
Në takimin tjetër, Skenderaj – i pozicionuar në vendin e dytë – luan kundër M-Technologie në pozitën e katërt me nëntë pikë.
Ndeshja e tretë mes Fushë Kosovës dhe Feronielit në palestrën “Imperium” në Bardhosh.
Fushë Kosova renditet në pozitën e parafundit me pesë pikë, ndërsa “Nikli” ende është pa pikë dhe zë vendin e fundit.