Erzeni-Kukësi duhej të luhej nesër në 15:00 në Durrës, por është shtyrë për të hënën në të njëjtën orë.
“Panorama Sport” mëson se arsyeja që ka çuar në shtyrjen e këtij takimi është një virozë që ka prekur ekipin e Kukësit.
Disa lojtarë kanë pasur shenja helmimi dhe sot shumica e ekipit ka bërë vetëm një seancë në palestër.
Në këto kushte, duke pasur edhe mirëkuptimin e klubit pritës, Erzeni, Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe kjo është miratuar edhe nga sektori i garave në FSHF..