Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë.
Ai tha se këto punime janë duke vazhduar me intensitet të lartë dhe pasi të përfundojë pjesa tjetër e rrugës nga Gorenje në Veternik, do të ndërtohet një rrethrrotullim.
Sipas tij, me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi do të lehtësohet trafiku.
“Në këtë kuadër, falënderojmë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti”, thotë Rama.