ndertim pa leje ne spille procedohen dy shtetas dhe dy punonjes te imt se 620512381fe06

Ndërtim pa leje në Spille, procedohen dy shtetas dhe dy punonjës të IMT-së

February 10, 2022
1 minut lexim

 Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka proceduar sot penalisht dy shtetas që ndërtoi pa leje në fshatin Spille të Kavajës dhe dy punonjësit e IMT së Bashkisë, për shpërdorim detyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policikë Kavajë, proceduan penalisht shtetasit: A.K., 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;B.T., 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe F. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” Shtetasi A. K., ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit B. T., dhe F. D., kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët të mos tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje apo krime mjedisore, si prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdo lloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Burimi: ata.gov.al

MARKETING

RENT A CAR

d188d182d0be d181d0b5 d180d0b5d0b0d0bbd0b8d0b7d0b8d180d0b0d188d0b5 d0b2d0be d0bed0bfd188d182d0b8d0bdd0b0 d0b3d0b0d0b7d0b8 d0b1d0b0d0b1 620511c50a8e0
Story i mëparshëm

Што се реализираше во општина Гази Баба во првите 100 дена од мандатот на Стефковски?

bekteshi rreth 7 000 familje do te perfitojne mbeshtetje financiare per faturat e energjise elektrike 620512c07fb12
Story i radhës

Bekteshi: Rreth 7.000 familje do të përfitojnë mbështetje financiare për faturat e energjisë elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë