Çfarë është një gjë më e nxehtë se kjo verë?! Thumbat e këngëtarëve në rrjetet sociale padyshim.
Së fundmi, Ronela Hajati është ndeshur me një situatë aspak të kënaqshme për të, për të cilën ka vendosur të reagojë publikisht. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka thumbuar hapurazi të gjithë kolegët, duke i “akuzuar” për kopjimi të njërit-tjetrit.
Ajo u shpreh ndër të tjera se aq të ngjashme i duken projektet e fundit të këngëtarëve tanë saqë nuk e kishte kuptuar kur ndërrohet kënga nga kënga.
A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”- u shpreh Ronela.
Ronela Hajati/Instastory
“Mos kini frikë me ndërru dorë,”-vazhdon ajo.
Më herët kujtojmë që Ronela ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira. Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.
Ronela Hajati/Instastory
Gjithë presioni dhe mungesa e mbështetjes, sipas saj, i kanë shkaktuar një gjendje emocionale dhe psikologjike të trazuar. Vetë ajo ka treguar se: “Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund!”