Ndërron jete Tahir Hani -veprimtari, ministri dhe deputeti

November 8, 2024
1 minut lexim


Në moshën 62-vjeçare, ka ndërruar jetë veprimtari, deputeti dhe ministri Tahir Hani, transmeton TV21.

Hani i cili më 15 dhjetor do të mbushte 63 vjet, ka lindur në fshatin Veleshtë të Strugës, ndërkaq në botën shqiptare njihet si person i cili ka qenë aktiv në çështjen shqiptare.


Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka udhëhequr Veleshtën. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.  Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Tahir Hanit e ka bërë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.


“Tahir, herët na le more burrë.

U mërzita fort për Tahir Hanin, veprimtarin e ditëve të para të rezistencës kombëtare dhe patriotin e pa shoq.


Tahiri tërë jetën ia kushtoi kombit shqiptar dhe punoi çdo ditë pa e kursyer vetën për ta parë kombin tonë në rrugë të drejtë.

Familja dhe shokët të janë krenarë për Tahirin, për jetën dhe veprën e tij, për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.

Ngushëllime familjes, miqve, të gjithë neve për këtë humbje të parakoheshme të një patrioti të dergjur burgjeve jugosllave.

Cimo, do të të kujtoj përherë, pastë dritë shpirti yt!”, shkruan Ahmeti.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filloi ndotja e ajrit – më të ndoturit Shkupi, Kërçovë, Strumica..

Story i radhës

“21 Janarin duan t’ia faturojnë Saimir Tahirit”, Berisha: Le ta hetojnë 100 herë…

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë