Ndërron jetë shkrimtari Milan Kundera

July 12, 2023
1 minut lexim

Shkrimtari franko-çek Milan Kundera, i njohur për romanin e tij “Lehtësia e padurueshme e qenies”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Stacioni çek “CT24” raportoi vdekjen e shkrimtarit legjendar, i cili lindi në vitin 1921 në Brno, atë kohë pjesë e Republikës Çekosllovake.

Kundera u mërgua në Francë në vitin 1975 për shkak të dënimit të tij ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.

Në mesin e viteve 70 u vendos në Francë dhe më vonë mori nënshtetësinë franceze. Në vitin 1979, iu hoq shtetësia çeke dhe në vitin 2019 iu dha sërish.

Romani i tij i njohur ndërkombëtarisht i vitit 1984, “Lehtësia e padurueshme e qenies”, e fokusuar në jetën e vendasve gjatë Pranverës së Pragës së vitit 1968 dhe që eksploron jetën artistike dhe intelektuale të shoqërisë, është përkthyer në shumë gjuhë. Në vitin 1988, libri u përshtat në një film nga regjisori amerikan Philip Kaufman.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Microsoft adreson 132 probleme sigurie në softuerët e saj

Story i radhës

Xhaka tregon personin që e bindi të largohej nga Arsenali

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë