Ndërron jetë prezantuesi i famshëm italian

1 minut lexim

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare gazetari i njohur italian, Piero Angela, ka bërë të ditur familja e tij.

Angela ishte producent dhe prezantues i disa programeve të njohura televizive si “Superquark”, emisione që trajtonin shkencën, gjeografinë dhe historinë, që tërhoqën miliona shikues gjatë dekadave.

I lindur në vitin 1928, Angela kishte filluar karrierën e tij në radio përpara se të kalonte në televizion.

Ai ka botuar edhe disa libra.

I njëjti ka marrë çmime të shumta jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj (në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoni) dhe në Paris ka marrë çmimin prestigjioz ndërkombëtar Unesco Kalinga. Për veprimtarinë e tij është vlerësuar me tetë grada nderi.

Piero bëri gjithashtu mbi 60 dokumentarë dhe qindra episode televizive, fitoi shtatë ‘Telegatto’ dhe tetë herë fitoi çmimin kombëtar.

Italia dhe bota lirshëm mund të thuhet se kanë humbur një nga personazhet më të dashur të kulturës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Orari i punës në vendet e BE-së, gratë holandeze e belgët punojnë më pak

Story i radhës

Covid-19/ Një humbje jete dhe 564 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Të fundit nga