nderron jete nje 7 vjecare ne spitalin e tetoves ministri aliu jane ndermarre te gjitha masat per zbardhjen e rrethanave 68d1487ec8272

Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Ministri Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

September 22, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 7-vjeçare në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital dje dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë ndërmarrë masat për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

Pritet që sot ai në konferencë për shtyp të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Burimi: fol.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

imerlije saliu bdi nje model i deshtuar qeverisjeje 68d142a9d28c1
Lajmi i mëparshëm

Imerlije Saliu: BDI, një model i dështuar qeverisjeje!

sigurohen kushte me te mira per mesim dhe rehabilitim te nxenesve me nevoja te vecanta arsimore nga shfqb idnina 68d14f1845c1c
Lajmi i radhës

Sigurohen kushte më të mira për mësim dhe rehabilitim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore nga ShFQB “Idnina”

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë