Ndërron jetë në moshën 36 vjeçare ylli i “Game of Thrones”, Darren Kent

August 15, 2023
1 minut lexim

Ylli i “Game of Thrones”, Darren Kent, ka vdekur në moshën 36 vjeçare.

Kent luajti Goatherd në një episod të vitit 2014 të “Game of Thrones” si dhe luajti role të shkurtra në programet televizive, “Green Fingers” dhe “Malpractice”.

Ai gjithashtu u shfaq në episodet e “EastEnders” dhe në fillim të këtij viti luajti në “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves”.

Kent luajti rolin e tij të parë të aktrimit në filmin “Mirrors” të vitit 2008, me Ben Carson, dhe më vonë fitoi çmimin e ‘aktorit më të mirë’ në ceremoninë e ‘Van D’or’ të vitit 2012 për personazhin Danny në filmin “Sunnyboy”.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga agjencia e tij ‘Carey Dodd Associates’ me një shkrim në Facebook.

“Me pikëllim të thellë duhet t’ju themi se miku ynë Darren Kent ndërroi jetë të premten”, thuhen në njoftim.

“Darren nuk ishte vetëm një aktor, regjisor dhe shkrimtar i talentuar, ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të takoja”.

“Ka qenë një privilegj dhe kënaqësi të isha pjesë e rrugëtimit të tij. Pusho në paqe”, vazhdon tutje shkrimi.

Kent vuajti nga osteoporoza, artriti dhe një çrregullim i rrallë i lëkurës në fillim të karrierës së tij.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar akoma. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar

Story i radhës

Todoroski firmos për Partizanin e Tiranës!?

Të fundit nga

ShkoLartë