nderron jete ne menyre tragjike ish lojtari i gjilanit 628536d27f77c

Ndërron jetë në mënyrë tragjike ish-lojtari i Gjilanit!!

May 18, 2022
1 minut lexim

Vedat Ibrahimi, 52- vjeçar tragjikisht ka humbur jetën në vendin e tij të punës është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet, është thënë në raportin e policisë.

Viktima është Vedat Ibrahimi, ish-futbollist i ditëve të para të Gjilanit. Ai pasi kishte luajtur në ekipin e juniorëve, më pas gjatë viteve në okupim ishte pjesë e organizimit në futboll të vogël, duke luajtur për ekipet KF Kosova (Baleci) në futboll të vogël e më pas në vitin 1995, ai ishte pjesë e Gjilanit, ekip me të cilin u shpall kampion në Grupin e Ferizajt.

Vedat Ibrahimi, që ishte një mesfushor i spikatur pas përfundimit të karrierës si futbollist ndër të tjera kishte punuar në një kompani ndërtimi dhe gjatë punës tragjikisht ka humbur jetën.

Vedat Ibrahimi në pasditen e të mërkurës me nderime është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski nuk ka marreveshje dhe asnje leshim bullgaria duhet te sillet ne menyre evropiane 62852e3ace065
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Nuk ka marrëveshje dhe asnjë lëshim, Bullgaria duhet të sillet në mënyrë evropiane

tronditi ndjekesit me shenjat e dhunes ne fytyre zbulohet e verteta pas fotografive te luanes 628536d823c55
Story i radhës

Tronditi ndjekësit me shenjat e dhunës në fytyrë, zbulohet e vërteta pas fotografive të Luanës

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë