nderron jete ish ushtari i uck adem ademi nga sllatina 67e9c75b95f5d

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK, Adem Ademi nga Sllatina

March 31, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 30 mars – Pas një sëmundje të rëndë a ndërruar jetë sot në moshën 65 vjeçare ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi Adem Ademi nga fshati Sllatinë i Tetovës.

Adem Ademi lindi në Sllatinë të Tetovës më 10 janar të vitit 1960 ndërsa në moshë të re u largua në mërgim në Gjermani për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Atje do të njihet me shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe veproi në ilegalitet të thellë duke kontribuar në strukturat e armatosura të Kosovës që kulmoi me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Angazhimin e tij në çështjen kombëtare e vazhdoi edhe në krijimin e grupeve të para të armatosura shqiptare në Maqedoni.

Krismat e para në kalanë e Tetovës më 14 mars të vitit 2001e gjetën Ademin në frontin e parë në fshatin Gajre.

Ishte ndër të parët që me pushkë iu bashkangjit kushtrimit të lirisë në zonën e malësisë së Sharrit.
Me zgjerimin e luftës në rrethinën e Tetovës ai u angazhua në Sllatinë në kuadër të brigadës 122 Mujdin Aliu.

Pas përfundimit të luftës kontribuoi në jetën civile dhe shoqërore në fshatin Sllatinë deri në frymën e fundit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë) me 31 mars në varrezat e fshatit Sllatinë pas namazit të drekës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i le burrat te provojne gruan time kjo e shpetoi martesen tone rrefimet absurde per trendin e martesave te
Story i mëparshëm

“I lë burrat të “provojnë” gruan time – kjo e shpëtoi martesën tonë”/ Rrëfimet absurde për trendin e “martesave të nxehta“

rama paralajmeron platformen per mesimin e gjuhes shqipe ne diaspore 67e9ccbda5f74
Story i radhës

​Rama paralajmëron platformën për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Të fundit nga

Arteta e pranon shqetësimin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar shqetësim, pasi Topçinjtë humbën Gabriel Magalhaesin dhe Jurrien Timberin për shkak të lëndimit kundër Fulhamit. Bukayo Saka bëri rikthimin e shumëpritur nga lëndimi i tij
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë