InShot 20260506 190257029

Ndërron jetë ikona e gazetarisë sportive, Sami Ademi

May 6, 2026
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Sami Ademi, një figurë e respektuar në fushën e medias dhe një zë i veçantë i gazetarisë shqiptare.

Sami Ademi njihej jo vetëm për kontributin e tij në gazetarinë sportive, por edhe për kronikat sociale të realizuara në TVM2, të cilat lanë gjurmë të thella te publiku. Me një stil unik dhe një ndjeshmëri të rrallë, ai arriti të sjellë në vëmendje historitë e njerëzve të zakonshëm, duke prekur tema të ndjeshme me dinjitet dhe humanizëm.

Ai i përkiste një brezi gazetarësh që i kushtonin rëndësi fjalës së shkruar, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Shkrimet e tij, të hartuara shpesh me stilolaps në fletë të bardhë, dëshmonin për një mendje të mprehtë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj së vërtetës.

Me ndarjen e tij nga jeta, gazetaria humb një profesionist të rrallë dhe një njeri me vlera të larta njerëzore.

GAZETA.MK i shoreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

toshkovski sistemi qytet i sigurt deri ne fund te vitit ne gjithe vendin 69fb688d17666
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Sistemi “Qytet i Sigurt” deri në fund të vitit në gjithë vendin

nderron jete themeluesi i cnn ted turner 69fb7aa51c0a0
Lajmi i radhës

Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

Të fundit nga

ShkoLartë